Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka thënë se kriza rreth zgjedhjeve presidenciale në Afganistan paraqet një “moment shumë kritik” për këtë vend.
Ai i ka bërë këto komente në Kabul, ku do të takojë dy pretendentët presidencialë, Abdullah Abdullah dhe Ashraf Ghani, si dhe presidentin në largim, Hamid Karzai.
Komisioni i Pavarur Zgjedhor ka shpallur Ghanin fitues, por Abdullah, i cili ka fituar rrethin e parë të zgjedhjeve, ka hedhur poshtë rezultatet preliminare të balotazhit.
Situata e krijuar ka shkaktuar frikë nga dhuna etnike.