Fotografitë e javës

Një protestues pro-palestinez në Paris përballë policisë gjatë trazirave në një demonstratë, më 19 korrik, kundër dhunës në Rripin e Gazës. 

Një separatist pro-rus mban një lodër pellushi, e gjetur në vendin e rrëzimit të aeroplanit "Malaysia Airlines", fluturimi MH17, në Ukrainën lindore më 18 korrik. 

Të zhvendosurit nga dhuna në Mosul, brenda kampit të refugjatëve Khazer, në periferi të qytetit kurd Irbil, Irak

Një separatist pro-rus i armatosur, qëndron para mbetjeve të aeroplanit të rrëzuar të "Malaysia Airlines 777", që u rrëzua në afërsi të vendbanimit Grabova.

Një punonjëse afgane e Komisionit Zgjedhor, pret para hapjes së kutive me fletët e votimit për  auditimin e votave në një qendër të numërimit në Kabul më 17 korrik. 

Një helikopter i NATO-s fluturon lart pas një sulmi në Aeroportin e Kabulit, më 17 korrik.

Ushtria e lirë siriane pas qitjes në drejtim të forcave qeveritare, në pjesën jugore të Maarat al-Numan, Idlib. 

Pamje nga Tatarstani...

Ekipet e shpëtimit punojnë afër trenit që doli nga shinat në metronë e Moskës, më 15 korrik. 

"Rusia e re" (Novorossia) flamuri valon pranë shtatores së themeluesit sovjetik, Vladimir Lenin, në Sheshin e Leninit në qytetin lindor të Ukrainës,  Donetsk.

Modelet iraniane prezantojnë veshjet me ngjyrat e flamurit kombëtar, logon e ekipit kombëtar të futbollit, dhe dizajne me topa të Kupës së Botës Brazili 2014, gjatë një shfaqjeje mode të organizuar nga Shtëpia e Modës "Violet", Teheran.