Sulmuesi vetëvrasës vrau 21 persona në Bagdad

(Ilustrim)

Së paku 21 persona janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur mbrëmë vonë gjatë një sulmi vetvrasës në Bagdad.

Policia ka thënë se sulmuesi i ka japur makinës së tij të mbushur me eksploziv drejt një pike kontrolli të Policisë në hyrje të lagjes Khazimiyah të Bagdadit.

Në mesin e të vrarëve janë edhe shtatë policë.

Policia thotë se në pikën e kontrollit kishte një rend të gjatë të makinave të cilat ishin në drejtim të një ceremonie që do e shënonte fundin e Ramazanit e udhëhequr nga Imami Al Khadim.

Bagdadi ka perjetuar shumë sulme vetvrasëse prejse ka nisur ofenziva e militantëve Sunnit, pjesëtarë të Shtetit Islamik.