Siri: Militantët e okupuan bazën ushtarake dhe i vranë 85 ushtarë

Pamje nga një rrugë në një qytet të Sirisë

Një grup monitorues në Siri thotë se së paku 85 ushtarë të qeverisë janë vrarë, disa prej tyre me heqje koke, pasi militantët e kanë okupuar bazën ushtarake.

Grupi Observatori Sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, thotë se 50 ushtarë janë ekzekutuar në grup, 19 janë vrarë nga sulmi vetëvrasës, ndërsa së paku 16 vetë humbën jetën pasi Shteti Islamik i Irakut dhe grupi Levant (shkurtimisht ISIL) e okupuan një bazë në provincën veriore Raqa.

Sipas këtij grupi, mbetet i panjohur fati i afro 200 ushtarëve të tjerë.

Faqet e xhihadistëve në Internet i kanë postuar fotografitë, në të cilat ata përshkruajnë se shihen trupat e ushtarëve të regjimit të Sirisë të shpërndarë nëpër rrugë.

Observatori tha se së paku 28 militantë janë vrarë gjatë dhunës.

Dje, Komisioni për Hetime i Kombeve të Bashkuara tha se luftëtarët e ISIL-it të akuzuar për mizori, pritet se do të paraqiten në listën e Kombeve të Bashkuara për krime të luftës.