Një gjykatëse amerikane ka deklaruar se ajo nuk ka juridiksion që të vendos për konfiskimin e një cisterne që ka 1 milionë fuçi nafte nga Kurdistani, që momentalisht gjendet 100 km larg bregdetit të Teksasit.
Gjykatësja ka thënë se vendimi i saj i mëparshëm përe të konfiskuar cisternën nuk mund të hyjë në fuqi.
Këto deklarata janë bërë pas ankesës së bërë nga qeveria irakiane e cila thotë se nafta është nxjerrë jashtë Irakut pa lejën e Bagdadit.
Gjykatësja ka thënë se kjo çështje duhet të zgjidhet në Irak.