NATO : Rusia i shton trupat në kufirin me Ukrainën

Komandanti i lartë ushtarak i NATO-s, Philip Breedlove.

Numri i ushtarëve dhe i armatimit të Rusisë përgjatë kufirit me Ukrainën është rritur dhe është “mbi 12 mijë”, ka thënë komandanti i lartë ushtarak i NATO-s, Philip Breedlove.

“Ne i shohim materjalet që lëvizin nga brenda rajonit qendror ushtarak në Rusi për në hapësirën e Rostovit, ku ata janë mbledhur e pastaj takuar, stervitur dhe kanë lëvizuar kah kufiri dhe ne i shohim ata matanë kufirit”, u tha gjenerali Breedlove gazetarëve në aeroportin e Prishtiës, pasi i ka vizituar ushtarët e NATO-s në Kosovë.