BE kërkon ndaljen e gjakderdhjes në Gaza

(Ilustrim)

Bashkimi Evropian ka kërkuar ndaljen e “gjakderdhjes” në Gaza dhe ka bërë thirrje për negociata në mes të Izraelit dhe palestinezëve për të arritur zgjidhje politike si mënyra e vetme për të “arritur paqen”.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy, kanë thënë sot se BE është e gatshme të përkrah negociatat dhe rindërtimin.

Ata thanë që “gjakderdhja duhet të ndalet” sepse ciklet e mëparshme të dhunës në mes të Hamasit dhe Izrarlit kanë treguar limitet e asaj që një operacion ushtarak mund të arrij, duke e lënë mundësinë e krijimit të dy shteteve si zgjidhjen e vetme.

Zyrtarët shëndetësor palestinez thonë se mbi 1750 palestinezë, kryesisht civilë janë vrarë gjatë luftimeve tre javore.

Rreth 70 izraelitë, kryesisht ushtarë janë vrarë në të njejtën konflikt.