Rusia ka premtuar ndihmë financiare me vlerë rreth 500 milionë dollarë për Kirgizinë.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se paketa financiare u diskutua gjatë bisedimeve në Soçi më 11 gusht, ndërmjet presidentëve të Rusisë dhe Kirgizisë.
Lavrov e ka përshkruar ndihmën si kontribut të shtetit rus për të mbështetur ekonominë e Kirgizisë dhe për të ndihmuar që ky vend të integrohen në Bashkimin Doganor dhe Bashkimin Ekonomik të Euro-Azisë.
Më herët Kryeministri i Kirgizisë, Joomart Otorbaev, ka thënë se anëtarësimi në Unionin Doganor, të udhëhequr nga Rusia, do të ishte “hap i duhur” dhe do të ndihmonte vendin e tij që të trajtojë shumë sfida ekonomike dhe sociale.
Bashkimi Doganor është krijuar në vitin 2010.