Pakistan: Opozita proteston deri në dorëheqjen e Sharifit

Lideri opozitar pakistanez, Imran Khan (ARKIV)

Politikani opozitar pakistanez, Imran Khan, ka thënë se ai do të vazhdojë të udhëheqë protestat në Islamabad, me mijëra përkrahësit e tij derisa kryeministri, Naëaz Sharif të jap dorëheqje.

Duke iu drejtuar protestuesve gjatë një udhëtimi prej qytetit lindor, Lahore, Khan ka thënë se në kryeqytet do të organizohet një protestë e cila do të vazhdojë deri në dorëheqjen e Sharifit.

Khani, ish lojtar i kriketit, pretendon se kryeministri aktual i ka manipuluar zgjedhjet e majit të vitit të kaluar.

Në protestat e qytetit lindor, Guxhranvala, ka pasur përleshje derisa mijëra protestues anti qeveritar të udhëhequr nga Khan janë nisur drejt Islamabadit.