Ukraina e ka rimarrë një stacion policor në Lluhansk

(Ilustrim)

Një zyrtar ushtarak i Ukrainës ka thënë se forcat qeveritare e kanë rimarrë sot një stacion policor në qytetin e kontrolluar nga separatistët prorusë, Lluhansk.

Lluhansku, qytet që gjendet afër kufirit më Rusinë, është nën kontroll të rebelëve prorusë prej muajit prill.

Zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, Andriy Lysenko, ka thënë se pajisje të reja ushtarake, përfshirë edhe sistemin raketor, ‘GRAD’, janë dërguar në Ukrainë nga Rusia gjatë 24 orëve të fundit.