Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, janë në mesin e liderëve që marrin pjesë në një samit në Minsk.
Takimi vjen në kohën e tensioneve të larta midis Kievit dhe Moskës për shkak të kryengritjes pro-ruse në lindje të Ukrainës.
Samiti ndiqet edhe nga presidenti i Bjellorusisë, Alyksandr Lukashenka, ai i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, si dhe nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.
Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, ka thënë se bisedimet janë mundësi “për të krijuar kushte që do të ishin të favorshme për zgjidhjen politike të krizës”.
Kremlini nuk e ka përjashtuar mundësinë që Putin dhe Poroshenko të mbajnë bisedime direkte.