Përsëriten protestat para burgjeve në Kazakistan

Ilustrim

Dhjetëra familjarë të të burgosurve, kanë rrethuar burgun në Pavlodar të Kazakistanit, duke kërkuar që të shohin të dashurit e tyre.

Familjarët, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se forcat policore janë kujdesur që të prishin protestën e tyre, që po mbahej sot.

Por një zyrtarë, ka refuzuar që të deklarohet mbi ato që thonë familjarët e të burgosurve.

Një situatë e ngjajshme ka qenë në fillim të këtij muaji në një burg në jug të qytetit Zarechnoy, ku familjarët kanë protestuar për kushtet e këqija nëpër burgje.

Për këtë arsye, të burgosurit në Kazakistan gjatë viteve të fundit janë rebeluar shpesh, disa herë ata edhe kanë lënduar vehtën, vetëm që të tërheqin vëmendjen.