Një person në Teksas të Shteteve të Bashkuara është diagnostikuar me virusin e Ebolës.
Kjo është hera e parë që sëmundja vdekjeprurëse konfirmohet në SHBA.
Pacienti, së voni, ka udhëtuar në Afrikën perëndimore, kanë thënë zyrtarët e shtetit.
Ai tani është duke u mbajtur në izolim.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe udhëheqësi i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve kanë diskutuar për “protokolle të rrepta të izolimit” për të kufizuar rrezikun e më shumë rasteve të Ebolës.
Dr Tom Frieden e ka siguruar Obamën se SHBA-ja ka infrastrukturën e duhur për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive kërcënimeve të Ebolës.
Ebola ka vrarë mbi 3,000 njerëz në Afrikën Perëndimore.