Zëdhënësi i Kremlinit ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar trupat ruse që të tërhiqen nga kufiri me Ukrainën dhe të kthehen në bazat e përhershme në rajonin Rostov.
Zëdhënësi Dmitry Peskov ka thënë se 17,600 ushtarë rusë do të kthehen në bazat e tyre, pas “stërvitjeve verore” pranë kufirit me Ukrainën.
NATO ka akuzuar Rusinë se ka dërguar mijëra trupa në lindje të Ukrainës, për të mbështetur separatistët pro-rusë.
Moska i hedh poshtë këto akuza.