Palestinezët kritikojnë planet izraelite në Jerusalemin L.

Bregu Perëndimor

Izraeli ka thënë se do të ndërtojë mbi 1,000 shtëpi të reja në Jerusalemin Lindor.

Njoftimi ka nxitur reagimin e zyrtarëve palestinezë, të cilët kanë paralajmëruar se ndërtimet e reja do të çojnë te shpërthimi i dhunës.

Nabil Abu Rdeina, zëdhënës i presidentit palestinez, Mahmud Abbas, ka thënë se ky veprim është një “përshkallëzim i rrezikshëm”, i cili mund të shkaktojë “tërmet” në rajon.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se Uashingtoni është “thellësisht i shqetësuar” me planet izraelite.

Izraeli ka pushtuar Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor në vitin 1967, ndërsa palestinezët e shohin Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.