Rritet prodhimi i opiumit në Afganistan

Afganistan...

Një raport i ri nga Kombet e Bashkuara thotë se prodhimi i opiumit në Afganistan do të shënojë rritje këtë vit.

Sipas një studimi të bërë nga Zyra për Droga dhe Krime në OKB, thuhet se kultivimi i opiumit është shpërndarë për 224 mijë hektarë gjatë 2014-s, më shumë se 7 për qind nga viti i kaluar.

“Përpjekjet kundër-narkotike në Afganistan deri tani kanë dështuar”, thotë Jean-Luc Lemahieu, drejtor për analiza politike dhe marrëdhënie me publikun i Zyrës për Droga dhe Krime.

Afganistani prodhon më shumë se 80 për qind të opiumit që prodhohet në tërë botën, dhe përfitimet nga tregtia ilegale dhe ndihmojnë në financimin etalibanëve.