Katër persona të armatosur kanë hyrë në një apartament në qytetin belg Ghent.
Menjëherë pas këtij veprimi të personave të armatosur, policia e ka bllokuar perimetrin e zgjeruar rreth zonës.
Policia ka njoftuar se disa orë pasi që personat kanë hyrë në këtë apartament, është ende e paqartë nëse ata kishin marrë ndonjë peng apo jo.
“Në shikim të parë, ky nuk duket të jetë akt i terroirizmit”, ka thënë zëdhënësja e policisë federale belge, Annemie Serlippens.
Policia në kuadër të një operacioni të zgjeruar qe ka ndërmarrë në lagjen e qytetit që është lagje e klasës punëtore, sipas saj, e ka bllokuar një pjesë të lagjes me qëllim që ti mbaj kalimtarët larg nga skena.
Mediat belge thonë se ky incident është i lidhur me grabitjen e para dy muajve në qytetin Ghent.