Zbulohen dy statuja të Michelangelos

Michelangelo

Muzeu Fitzwater në Britani ka njoftuar se dy statuja të bronzit, që kanë qenë subjekt i një debati për vite, besohet se janë veprat e vetme prej bronzi të Michelangelos, të cilat kanë mbijetuar.

Hulumtuesit kanë thënë se një ekip ndërkombëtar, i udhëhequr nga hulumtues të Universitetit të Kembrixhit dhe të Muzeut Fitzwater, kanë zbuluar prova të reja, që lidhin statujat e një të riu dhe një plaku me vizatimet nga një nxënës i Michelangelos.

Ekipi hulumtues do të vazhdojë ekzaminimin e statujave dhe gjetjet e tij do të publikohen në një konferencë në muajin korrik.

Michelangelo ka bërë disa statuja bronzi, por është menduar se të gjitha ato janë shkatërruar apo zhdukur përgjithmonë.