Sulm vdekjeprurës në spital të Donjeckut

Donjeck, Ukrainë

Tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi predhat kanë goditur një spital në Donjeck të Ukrainës.

Trupat e viktimave mund të shihen nën batanije, jashtë ndërtesës.

Shkollat pranë po ashtu janë dëmtuar nga sulmi, kanë thënë zyrtarët.

Dhuna në lindje të Ukrainës është intensifikuar në tri javët e fundit.

Rebelët pro-rusë kanë marrë territore nga forcat qeveritare jashtë Donjeckut, përfshirë edhe aeroportin e këtij qyteti.