Bisedimet për Ukrainën u zhvilluan gjatë gjithë natës

Minsk

Samiti në Minsk midis udhëheqësve të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës është zhvilluar gjatë gjithë natës, në përpjekje të arritur deri te një marrëveshje që do t’i jepte fund konfliktit në lindje të Ukrainës, midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë.

Samiti është ndjekur nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, homologu i tij ukrainas, Petro Poroshenko, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande.

Në orën 6:00 të mëngjesit, bisedimet në pallatin presidencial të Minskut kanë kaluar më shumë se 12 orë.

Agjencia e lajmeve Reuters ka cituar një burim të paidentifikuar diplomatik të ketë thënë se katër liderët do të nënshkruajnë një dokument për zgjidhje të konfliktit. Burimi nuk ka dhënë detaje për natyrën e dokumentit.

Agjencia TASS ka raportuar se dokumenti mbulon 12 ose 13 pika.

Para bisedimeve katërpalëshe, Poroshenko ka thënë se ato janë shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit.