Studentët në Uzbekistan janë duke u detyruar të nënshkruajnë një deklaratë, duke premtuar se nuk do të festojnë Shën Valentinin.
Në këtë deklaratë, të cilën e ka siguruar Radio Evropa e Lirë nga universiteti i Tashkentit, thuhet se premtohet të mos "dëmtohet reputacioni i universitetit tonë" dhe kërkohet nga studentët të largohen nga ajo që përshkruhet si “pjesë e kulturës masive evropian”.
Në ndërkohë, zyrtarët kanë rritur numrin e patrullave policore nëpër parqe, dhe kanë organizuar festivale të poezisë që do të mbahen në tërë vendin
gjatë ditës së nesërme.
Autoritetet e Uzbekistanit për vite me radhë janë munduar t’i dekurajojnë të rinjtë prej festimeve të Shën Valentinit, duke thënë se ata më mirë është të shijojnë poezinë e shekullit të 16, të pushtuesit Zahiruddin Muhammad Babur.