Hebrenjtë francezë “e kanë vendin në Francë”

Kryeministri i Francës, Manuel Valls.

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, u ka bërë thirrje hebrenjve francezë që të mbeten atje, me gjithë thirrjet e kryeministrit izraelit që hebrenjtë evropianë të emigrojnë në Izrael.

“Më vjen keq për komentet e Benjamin Netanyahut. Vendi i hebrenjve francezë është Franca”, ka thënë Valls.

Edhe kryeministrja e Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt, ka thënë se hebrenjtë danezë i takojnë Danimarkës dhe se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur këtë komunitet.

Komentet e Netanyahut janë bërë pas të shtënave vdekjeprurëse në sinagogën kryesore të Kopenhagës në fundjavë dhe një muaj pas vrasjes së katër hebrenjve në një dyqan në Paris.