Fotografitë e javës

Ushtarët kinezë duke kryer trajnime në temperaturë nën minus 10 gradë Celsius.

Këngëtarja amerikane, Madonna, bie gjatë performancës së saj në ndarjen e çmimeve muzikore "British Awards" në O2 Arena në Greenwich, Londër.​

Fëmijët shikojnë një mbështetës i Partisë Rilindjes Islame të Taxhikistani (IRPT) teksa ngjet një poster fushate në një mur në kryeqytetin Dushanbe.

Një person mban një ombrellë teksa kalon rrugën në një lagje biznesi në Tokio.

Pjesëmarrësit në një kongres të Federatës së Komuniteteve Çifute të Rusisë, në Qendrën e Komunitetit Hebre në Moskë.

Një anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit këndon parulla pas sulmit ndaj një anijeje detare gjatë një stërvitjeje ushtarake në ngushticën e Hormuzit, në jug të Iranit më 25 shkurt.

Aktivistë të partisë politike të Sektorit të Drejtë gjatë një marshimi kundër qeverisë në Kiev. 

Pilotët australianë duke kryer akrobaci në Aeroportin e qytetit Lara, në jugperëndim të Melburnit. 

Austronauti i NASA-s  Barry "Butch" Wilmore është kapur nga kamera në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, kurse në sfond shihet  sipërfaqja e Tokës.

Punëtorët ecin në një nga fabrikat më të mëdha të tullave në Irak, të vendosura në rrethinat lindore të kryeqytetit, Bagdad.

Presidenti rus, Vladimir Putin, merr pjesë në një ceremoni ku vë kurorë në Varrin e ushtarit të panjohur, pranë murit të Kremlinit, për të shënuar mbrojtësit e Ditës së Atdheut në Moskë, 23 shkurt.

Ushtarët turq ngulitin flamurin e tyre kombëtar, në Kobani të Sirisë, pasi evakuuan varrin historik të Sulejman Shahut, më 22 shkurt. 

Një marinar rus heq një peshë, ndërsa merr pjesë në një konkurs gjatë festimeve për mbrojtësin e Ditës së Atdheut në qytetin Vladivostok. 

Drejtor polak, Pawel Pawlikowski, mban "Oskarin" e tij për filmin më të mirë në gjuhë të huaj, gjatë ceremonisë së 87-të të "Academy Awards" në Hollywood, Kaliforni.

Një mbështetëse e Partisë Komuniste ruse mban portretet e udhëheqësit të shtetit sovjetik Vladimir Lenin (majtas) dhe Josef Stalinit gjatë një procesioni për Ditën e atdheut në Moskë.