Austri: Akuzohet adoleshenti për terrorizëm

Ilustrim

Austria e ka akuzuar një 14 vjeçar për terrorizëm, pasi i njëjti kishte kërkuar informacione në internet se si ndërtohet bomba dhe kishte kontaktuar me militantët që e përkrahin Shtetin Islamik në Siri, ka thënë prokuroria austriake sot, raporton Reuters.

Djaloshi që vjen nga një familje turke, është arrestuar për herë të dytë në muajin janar me dyshimin e aktiviteteve që kanë lidhje me terrorizmin.

Më shumë se 170 veta kanë shkuar nga Austria në Lindje të Mesme, disa prej të cilëve janë vrarë në luftime përkrah terroristëve.