Indi: Arrestohen personat që dyshohet se e dhunuan murgeshën

Ilustrim

Policia indiane ka thënë të mërkurën se kanë arrestuar katër qytetarë të Bangladeshit në lidhje me dhunimin e një murgeshe të vjetër, rast ky që e ka tronditur tërë komunitetin e krishterë.

Murgesha në të 70-tat, ka pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjike muajin e kaluar kur një grup i hajdutëve ka hyrë me dhunë në manastir ku ajo jetonte, në Bengalin pëerëndimor.

Dy persona të tjerë tashmë janë arrestuar në lidhje me të njëjtin rast.

Identifikimi i personave që dyshohet se e kanë kryer sulmin është bërë përmes pamjeve të kamerave të sigurisë.

Një nga personat e dhunshëm thuhet të jetë kontraktuar nga murgesha për riparime në manastir.

Dhjetëra mijëra banorë të bangladeshit jetojnë në Indi, duke hyrë në këtë shtet në mënyrë ilegale.