Prokurorët francezë thanë se është gjetur kutia e zezë e dytë nga aeroplani i komanisë ajrore Germanwings, i cili ishte rrëzuar në Alpet e Francës, me ç’rast u vranë të 150 njerëzit në të.
Prokurori francez, Brice Robin, i ngarkuar me hetime për këtë çështje, tha se më vonë do të ketë më tepër informacione për kutinë e zezë të dytë.
Kutia e parë e zezë ishte gjetur pak kohë pasi në vendin e rrëzimit kishin arritur ekipet e shpëtimit.
Incizimi nga kutia e parë e zezë ka sugjeruar se kopiloti, Andreas Lubitz, e ka mbyllur derën e kabinës së pilotëve, duke mos e lënë pilotin kryesor, që të kthehet në kabinë, dhe me qëllim e ka rëzuar aeroplanin në malet e alpeve, më 24 mars, gjatë fluturimit prej Barcelonës për në Dyseldorf.
Kutia e dytë e zezë i regjistron të dhënat teknike.
Prokurorët në Gjermani thonë se një kompjuter që është konfiskuar nga shpëtpia e kopilotit, ka treguar se Lubitz kishte bërë kërkime lidhur me vetëvrasjen dhe sigurinë në kabinën e pilotëve, disa ditë para përplasjes.