Numri i viktimave ukrainase shkon në 6 të vrarë

Ilustrim

Gjashtë ushtarë të Ukrainës janë vrarë sot në pjesën lindore të vendit në dy incidente të ndara derisa konflikti në këtë pjesë të Ukrainës ka hyrë në vitin e saj të dytë.

Ministria e brendshme thotë se një veturë më ushtarë është goditur derisa udhëtonte mbi një urë në Schastye, një qytet që kontrollohet nga qeveria, rreth 170 km në verilindje të Donjeckut.

Ministria i ka akuzuar separatistët pro rus për sulmin, por ky raport nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Ndërkaq, qendra informative e të ashtuquajturës Republika Popullore e Lluhanskut, një prej zonave që kontrollohet nga rebelët pro rusë, ka hedhur poshtë informacionet se ata janë të përfshirë në këtë incident.

Ky rast e dëmton marrëveshjen e armëpushimit të muajit shkurt, e cila u arrit në Minsk të Bellorusisë në mes të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës.