Tërmet në rajonin e Gjilanit

Ilustrim

Një dridhje toke me fuqi prej 3.4 shkallë të Rihterit, ka goditur të hënën rajonin e Gjilanit.

Autoritetet thanë se tërmeti ka goditur në fshatin Livoç i poshtëm të kësaj komune rreth orës 10 e 50.

Fuqia e tij nuk ishte e përmasave që mund të shkaktonte dëme në njerëz apo dëme materiale dhe deri atsh nuk ka pasur njoftime për ndonjë pasojë.

Tërmeti është ndjerë edhe në Prishtinë