Qeveria greke ka thënë se Gjermania i ka borxh Greqisë 279 miliardë euro në riparimet e dëmeve të luftës, gjatë pushtimit nazist.
Kjo është hera e parë që Greqia ka llogaritur zyrtarisht borxhet për mizoritë naziste gjatë viteve 1940.
Megjithatë, Qeveria e Gjermanisë thotë se çështja është zgjidhur ligjërisht disa vite më parë.
Pohimi i Qeverisë së majtë greke vjen në kohën kur ajo po lufton për të përmbushur afatet e shlyerjes së borxheve masive.
Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka ngritur këtë çështje kur ka takuar kancelaren gjermane, Angela Merkel, muajin e kaluar në Berlin.
Shifra e re e dhënë nga zëvendësministri grek i Financave, Dimitris Mardas, përfshin 10.3 miliardë euro për një kredi që nazistët kanë detyruar Bankën e Greqisë që ta paguajë.
“Sipas llogaritjeve tona, borxhi i lidhur me kompensimet e Gjermanisë është 278.7 miliardë euro”, ka thënë Mardas.
Sipas tij, llogaritja është bërë nga zyra shtetërore e kontabilitetit.