Fotografitë e javës

Gjuajtja me mortajë gjatë një seance trajnimi për ushtarët ukrainas, në afërsi të fshatit Perlovka, në Zhytomyr.

Besimtarë e krishterë ortodokse mbajnë kryqe teksa  ecin jashtë kishës dhe Varrit të Shenjtë, gjatë një procesioni të Premten e Mirë, në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, 10 prill.

Një i ri izraelit me një pajisje për zhytje shikon nën ujë derisa delet që i përkasin një palestinezi, pijnë ujë në Jordan Valley, afër fshatit palestinez të Ujas, Bregu Perëndimor i Jerikos. 

Një burrë jemenas reagon pasi një predhë ajrore godet ndërtesën e tij në Sanaa.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu (majtas), dhe bijtë e tij, ngasin devetë gjatë pushimeve në Izrael.

Një raketë e pashpërthyer qëndron ngulitur në një fushë, pranë fshatit lindor ukrainas, Dmitrovka.

Një punëtor kalon prapa një gardhi transparent me imazhin e Sheshit të Kuq, në një vendpunishte jashtë Kremlinit, në Moskë.

Burrat afganë i nënshtrohen një provimi për t'u bashkuar me Ushtrinë Kombëtare Afgane në Herat.

Dëbora e madhe mbulon portën jashtë kishës ortodokse "Shën Nikolla" në Mavrovë, Maqedoni. 

Patriarku rus, Kirill, liron një pëllumb të bardhë në përkujtim të Ditës së Lajmërimit në Kremlin, Moskë.

Presidenti amerikan, Barak Obama, flet gjatë një kremtimi të Vezëve të Pashkëve, në Lëndinën e Jugut të Shtëpisë së Bardhë, më prill 6.

 Vullkani Turrialba në Kosta Rika...

Matadori spanjoll, Juan Del Alamo, kryen një pasim mbi një dem Baltasar IBAN gjatë kremtimit të  Pashkëve në Arles të Francës jugore.

Një punonjës duke punuar në centralin "Iran Alloy Steel Company" në qytetin qendror iranian Yazd. 

Djemtë duke luajtur futboll në Sheshin Dagkapi, gjatë një stuhie pluhuri në Dijarbakir, më 9 prill.

Forcat qeveritare irakiane duke bartur një flamur të madh të tyre kombëtar, si shenjë për fitoren gjatë ceremonisë së diplomimit të tyre në Jurf al-Sakher, 50 kilometra në jug të Bagdadit. 

Një varkë duke lundruar në gjirin Guanabara gjatë perëndimit të diellit, në Rio de Janeiro.