Zhbogar e mirëpret vendimin e Kushtetuesës

Samuel Zhbogar

Gjykata Speciale nuk do e rishkruaj historinë e as nuk do e gjykojë atë, thuhet në komunikatën e zyrës së BE-së pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese sipas të cilit ndryshimet për ngritjen e Gjykatës Speciale janë në pajtim me frymën kushtetuese të vendit.

Vendimi i sotëm është mirëpritur nga zyra që udhëhiqet nga Samuel Zhbogar.

“Është e rëndësishme që Kosova të ndjek angazhimin e vet të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në prill të 2014-tës dhe të vazhdojë përpjekjet për t'i themeluar Dhomat e Specializuara”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e zyrës sëBE-së.