Vritet numri dy i Shtetit Islamik

Irak - foto arkivi

Ministria e Mbrojtjes e Irakut ka bërë të ditur se zëvendësudhëheqësi i grupit ekstremist të Shtetit Islamik (IS), Abdul Rahman Mustafa Mohammed, është vrarë në një sulm arjror që ka kryer koalicioni ndërkmbëtar në veri të Irakut.

Zëdhënësi i ministrisë, Tahsin Ibrahim, ka thënë se Mohammed, i njohur edhe si Abu Alaa al-Afri, ka qenë brenda një xhamie në qytetin Tal Afar kur është sulmuar.

Ibrahim ka thënë se komandanti i IS-it ka qenë në takim me dhjetëra militantë, që po ashtu kanë vdekur në sulm.

Koalicioni, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka thënë se ka kryer sulmin dje, “duke shkatërruar një pozicion të militantëve”.

Militantët kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë qysh në qershor të vitit 2014.