Përfundon rrethimi në Kabul, 5 të vrarë

Afganistan

Persona të armatosur kanë sulmuar një kompleks të ndërkombëtarëve në Kabul, duke vrarë pesë veta dhe plagosur gjashtë.

Të gjithë të vrarët janë të huaj, ka thënë shefi i policisë në Kabul, Abdul Rahman Rahimi.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara atje ka konfirmuar se një shtetas amerikan është në mesin e të vrarëve.

Ambasadori i Indisë në Afganistan ka shkruar në Twitter së bëhet fjalë për “disa viktima nga India”.

Rrethimi në hotelin Park Palace ka zgjatur pesë orë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.