Një ish-komandat i forcave paramilitare serbe gjatë luftërave në vitet 1990 në Ballkan, ka arritur në Kroaci, ku do të përballet me akuza për krime lufte, pasi është ekstraduar nga Australia.
Dragan Vasiljkoviq, i njohur edhe me emrat Kapiten Dragani dhe Daniel Snedden, ka mbërritur në Zagreb sot, një ditë pasi autoritetet në Sidnej e dorëzuan atë te autoritetet kroate.
Vasiljkoviq po akuzohet për vrasje dhe tortura të civilëve, në kohën kur ishte komandant gjatë luftës në Kroaci në vitet 1991-95.
Ai ka mohuar akuzat, për të cilat, nëse shpallet fajtor mund të dënohet deri 20 vjet burgim.
I lindur në Serbi, Vasiljkoviq u shpërngulë në Australi kur ishte 15 vjeç por u kthye në Ballkan për tu trajnuar me rebelët serb të Kroacisë në vitin 1991, kur serbët filluan luftën kundër Kroacisë