Publikohen fotot zyrtare të pagëzimit të Princeshës Charlotte

Princesha Charlotte pak pas lindjes...

Pallati mbretëror i Britanisë ka publikuar katër fotografi zyrtare nga pagëzimi i Princeshës Charlotte.

Fotografitë janë bërë nga Mario Testino.

Në mesin e tyre është një fotografi e princeshës me nënën, babain dhe vëllain e saj, ndërsa një tjetër në grup me gjithë familjen mbretërore.

Fotografitë janë bërë menjëherë pas pagëzimit të Princeshës të dielën.

Charlotte ështe e katërta në radhë për marrjen e fronit, pas gjyshit Charles, babait William dhe vëllait George.