Zyrtarët e sigurisë në Pakistan thonë se nga një sulm i aeroplanit amerikan pa ekuipazh, në një kompleks të militantëve në rajonin e trazuar fisnor, Vaziristani Verior, mbrëmë vonë, janë vrarë së paku 5 militantë.
Sulmi ka ndodhur në rajonin kufitar me Afganistanin.
Vaziristani Verior ishte bazë e militantëve talibanë dhe të al-Kaidës, që kishin lëvizur në këtë territor, pasi regjimi taliban në Afganistan ishte përmbysur, aty kah fundi i vitit 2011.