Shpërthim në Kajro: Plagosen 6 policë

Foto nga arkivi

Një makinë-bombë ka shpërthyer pranë ndërtesës së sigurisë kombëtare, e cila ndodhet në zonë të banuar në Kajro, duke plagosur të paktën 6 policë dhe shkatërruar fasadat e disa ndërtesave aty pranë.

Nuk ka pasur raportime të menjëhershëm për viktima nga ky shpërthim, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Por shpërthimi ka shkatërruar murin e ndërtesës së qeverisë dhe ka thyer xhamat e ndërtesës.

Në mediat sociale, njerëzit kanë thënë se kanë dëgjuar këtë shpërthim të fuqishëm edhe 10 kilometra larg.

Autoritetet egjitptiane kanë thënë se sulmuesi është parkuar me makinën e tij përballë ndërtesës së sigurisë dhe më pas është larguar me motoçikletë.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.