Zëvendësministri i kuturës i Polonisë, Piotr Zuchowski, tha mbrëmë se është “99% i sigurt” se e ka parë trenin nazist, që për një kohë të gjatë konsiderohet i zhdukur, i mbushur me ari, argjent dhe thesar tjetër, në pamjen e thellë të radarit.
Lokalët thonë se treni përplot me thesar ishte vjedhur nga nazistët dhe ishte zhdukur afër qytetit Walbrih, derisa ishte larguar nga Armata e Kuqe në vitin 1945.
Për dekada të tëra, gjuetarët e thesareve kanë bërë kërkime për “trenin e artë”.
Aktualisht, një polak dhe një gjerman kanë pretenduar se e kanë gjetur trenin e blinduar me gjëra tejet të vlefshme, në një tunel të papërdoprshëm dhe kanë kërkuar shpërblim financiar.
Zoti Zuchowski tha se ky ishte një zbulim “i jashtëzakonshëm”, pasi e kishte parë pamjen nga radari.
Kongresi Botëror i Hebrenjëve ka tërhequr vërejtjen se nëse artikujt ishin vjedhur nga hebrenjtë, atëherë ato duhet të kthehen te pronarët ose trashëgimtarët e tyre.
Zuchowski tha se të dy personat që e kanë gjetur trenin, kanë të drejtë të kërkojnë 10% prej vlerës së përmbajtjes së trenit.
“Fakti se ky tren ishte i blinduar, sugjeron se atje mund të ketë objekte të vlefshme brenda”, tha Zuchowski.