432,761 migrantë kanë kaluar Mesdheun këtë vit

Hungari

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) ka thënë se një rekord prej 432,761 refugjatësh dhe migrantësh kanë kaluar Detin Mesdhe këtë vit – që do të thotë më shumë se dyfishi në gjithë vitin 2014.

Sipas shifrave të publikuara të premten, 309,356 njerëz kanë arritur përmes detit në Greqi këtë javë, 121,139 në Itali, 2,166 në Spanjë dhe 100 në Maltë.

Fluksi ka shkaktuar krizën më të keqe me migrantë qysh në Luftën e Dytë Botërore.

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara, UNHCR, u ka apeluar donatorëve këtë javë që të ndihmojnë me 30.5 milionë dollarë adresimin e krizës në Evropë, gjatë vitit 2016.

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian do të takohen për këtë çështje javën e ardhshme.