Ambasadori i Rusisë në Poloni, Sergei Andreyev, ka tërhequr deklaratën se Polonia ka qenë fajtore për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se fjalët e tij janë keqinterpretuar.
Andreyev është thirrur sot në bisedë informative nga Ministria e Jashtme polake.
Më 25 shtator, ai ka thënë se Varshava “ka bllokuar krijimin e një koalicioni anti-nazist”, çfarë e ka bërë Poloninë “bashkëpërgjegjëse për Luftën e Dytë Botërore”.
“Nuk kam dashur të them se Polonia është bashkëpërgjegjëse për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore. Më vjen keq që nuk kam qenë mjaft i saktë”, u ka thënë Andreyev gazetarëve.
Varshava ka thënë se komentet e mëhershme të Andreyevit “sfidojnë të vërtetën historike”.
Rreth 6 milionë polakë janë vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, që do të thotë më shumë se një e gjashta e popullsisë së vendit para luftës.