Jahjaga dekreton 13 prokurorë të rinj

Prishtinë, 9 tetor 2015.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dekretuar sot trembëdhjetë prokurorë të rinj.

“Prokurorët kanë dhënë betimin në një ceremoni të veçantë, të organizuar në kabinetin e presidentes”, thuhet në njoftimin e postuar në faqen zyrtare të presidentes në Facebook.

Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe Aleksandër Lumezi, kryeprokuror i shtetit.