Irani teston raketë me rreze të gjatë

Ilustrim

Irani ka njoftuar se ka testuar me sukses një raketë me rreze të gjatë veprimi.

“Kjo është raketa e parë e Iranit, me rreze të gjatë, e cila mund të udhëhiqet dhe kontrollohet derisa të godasë objektivën”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Hossein Dehghan.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars ka publikuar fotografi të raketës së re, të quajtur Emad, por nuk ka dhënë detaje në lidhje me rrezen e saj maksimale apo kapacitetet e tjera.

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kërkon nga Irani që të mos ndërmarrë asnjë aktivitet që lidhet me raketa balistike, të afta për të bartur armë bërthamore.