AI: Kurdët në Siri kanë bërë krime lufte

Logo e Amnesty International

Amnesty International ka akuzuar milicinë kurde siriane për kryerje të krimeve të luftës, duke detyruar zhvendosjen me forcë të mijëra civilëve jokurdë dhe duke shkatërruar shtëpitë e tyre.

Organizata për të drejtat e njeriut ka dokumentuar raste të tilla në dhjetëra fshatra që kontrollohen nga kurdët.

Milicia kurde, e cila mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, ka marrë këtë vit kontrollin e disa territoreve në veri të Sirisë nga militantët e Shtetit Islamik.

Këshilltarja për kriza pranë Amnesty International, Lama Fakih, ka thënë se administrata autonome kurde “është duke shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar me sulmet që llogariten krime lufte”.