Gjermani: Gjendet trupat e pajetë të tetë fëmijëve

Pamje nga apartamenti ku janë gjetur trupat e fëmijëve.

Policia gjermane ka thënë se ka gjetur trupat e tetë foshnjave, në një apartament në shtetin jugor të Bavarisë.

Policia tha se ata ishin njoftuar të enjten pasdite nga një banorët, nga qyteti i vogël i Wallenfels, që kanë gjetur një trup të një foshnje në një apartament.

Me të arritur policia në vendin e ngjarjes, ata kanë zbuluar edhe disa trupa tjerë të mbështjellja me peshqirë dhe qese plastike.

Policia është duke kërkuar një grua 45-vjeçare, e cila jetonte në apartamentin, ku u gjetën trupat e fëmijëve.

"Ajo mendohet se mund të jetë nëna e fëmijëve," ka thënë, një zëdhënëse e policisë, i cili nuk ka mundur ta konfirmojë nëse gruaja që po kërkohet është e dyshuara.

Hetuesit e mjekësisë ligjore, janë duke shqyrtuar kufomat, ka thënë policia, duke shtuar se procesi mund të marrë disa kohë," për shkak të gjendjes së keqe" të disa prej trupave.