Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë vizitës dy ditore në Ukrainë gjatë javës së ardhshme, do t’i drejtohet parlamentit ukrainas.
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane në Uashington, ka thënë sot se Biden gjatë vizitës së tij do të bisedoj më ligjvënësit në lidhjje me kundërshtimin amerikan rreth aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë .
Biden dhe zyrtarët ukrainas do të bisedojnnë edhe në lidhje me ristrukturimin e borxhit të Fondit Monetar Ndërkombëtar ndaj Ukrainës dhe çështje të tjera.
Biden e ka vizituar Ukrainën disa herë që nga viti 2013 përkatësisht që nga kryengritja në Euromaidan që e ka përmbysur presidentin pro-rus, Viktor Janukoviç