Francezët votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve rajonale

Ilustrim

Qytetarët e Francës sot po votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve rajonale.

Partia e ekstremit të djathtë në Francë, Fronti Kombëtar, ka më së shumti rajone që i ka fituar në raundin e parë që është mbajtur javën e kaluar, dhe atë gjithsej 13-të.

Fronti Kombëtar synon që për herë të parë të ketë udhëheqësinë e një rajoni.

Por, Fronti Kombëtar përballet me një betejë të vështirë ngase Partia Socialiste e cila është në pushtet, i ka tërhequr dy kandidatët e saj nga rajonet kryesore, ndërsa iu ka bërë thirrje votuesve që t'i mbështesin repubublikanët konservatorë që udhëhiqen nga ish-presidenti, Nicolas Sarkozy.

Sondazhet e opinionit kanë treguar se popullariteti i Frontit Kombëtar, parti që kundërshton migracionin dhe Bashkimin Evropian, është rritur pas sulmeve në Paris.

Rajonet franceze kanë kompetenca të gjera mbi transportin lokal, arsimin dhe zhvillimin ekonomik.