Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se Komisioni Evropian ka miratuar "raportin pozitiv për Kosovën, mbi liberalizimin e vizave".
"Sot Komisioni Evropian ka miratuar raportet pozitive për përparimin mbi liberalizimin e vizave për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Kosovën", ka thënë Maja Kocijançiq.
Nuk është ende e qartë se çfarë udhëzimi të saktë përmban raporti në rastin e Kosovës për sa i përket liberalizimit të vizave.
Vendimi i Komisionit Evropian mbi këtë çështje pritet të publikohet pas orës 15:00.
.@JunckerEU "This morning @EU_Commission adopted positive reports on progress on visa liberalisation for #Georgia, #Ukraine & #Kosovo."
— Maja Kocijančič (@MajaEUspox) December 18, 2015