Japoni: Tërhiqen sanksionet kundër Iranit

Pamje nga centrali atomik japonez në Fukushima që ishte dëmtuar në vitin 2011nga tërmeti dhe cunami

Japonia i ka tërhequr sot sanksionet kundër Iranit, pas konfirmimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB) javën e kaluar, se Teherani i ka përmbushur përkushtimet e veta për kufizimin e programit atomik, në bazë të marrëveshjes me fuqitë botërore.

“Japonia do të dëshiroj t’i forcoj marrëdhëniet bashkëpunuese me Iranin mëtutje dhe të kontribuoj për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme, nëpërmjet raporteve tona miqësore me Iranin”, tha zyrtari i lartë qeveritar i Japonisë, Yoshihide Suga, gjatë një konference për gazetarë në kryeqytetin Tokio, duke e shpallur tërheqjen e sanksioneve.

Në kuadër të sanksioneve të Japonisë kundër Iranit ishin të përfshira edhe pezullimet e investimeve të reja në sektorin e naftës dhe gazit në Iran.

Më parë edhe Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, i kanë tërhequr sanksionet e ndërlidhura me programin atomik të Iranit, sipas marrëveshjes së arritur më 16 korrik të vitit të kalaur.