Mijëra moldavë janë tubuar në kryeqytetin Kishinjev, për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë së sapoemëruar dhe zgjedhje të parakohshme.
Protesta është organizuar nga dy parti pro-ruse dhe një lëvizje anti-korrupsion, pro Bashkimit Evropian.
Një kundër-protestë, në mbështetje të qeverisë, e cila po ashtu ka qenë e planifikuar për sot, është anuluar për të shmangur përleshjet e mundshme.
Sipas agjencisë AP, rreth 15,000 njerëz kanë marrë pjesë në protestë.
Zemërimi publik ndaj asaj që shumë moldavë e konsiderojnë klasë të korruptuar politike, ka shpërthyer pas emërimit të Pavel Filipit si kryeministër, më 20 janar.
Shumë moldavë thonë se Filip, anëtar i Partisë Demokratike në pushtet, është nën kontrollin e oligarkut kontrovers, Vlad Plahotniuc.
Por, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se do të punojnë me qeverinë e re dhe do ta nxisin atë të zbatojë reformat evropiane.