Obama ndalon importin e mallrave të punës së detyruar

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama e ka mbyllur hapsirën ligjore që lejonte importimin e mallrave që prodhoheshin nga puna e detyruar e fëmijëve.

Kjo gjë mund të sjellë pasoja për eksportin e pambukut nga tregjet e Azisë Qendrore.

Ky veprim i Obamas është përshëndetur nga grupet e të drejtave të njeriut, edhe pse ende është e paqartë nëse zyrtarët doganorë amerikanë do ta zbatojnë këtë ndalesë menjëherë.

Puna e detyruar e fëmijëve, për të mbledhur pambuk në Azinë Qendrore, është cilësuar si shfrenim dhe aktivistët ka kohë që bëjnë fushatë për t’i bindur autoritetet qeveritare që ta ndalojnë këtë praktikë.